Google ADS

Avancimet “përplasin” disa gazetarë të RTK-së me menaxhmentin

06:36 | 13 Gusht 2019
Arbresh.info

Një grup prej nëntë gazetarëve brenda Radiotelevizionit të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi lidhur me, siç kanë thënë, diskriminimin e vazhdueshëm që po iu bëhet nga menaxhmenti në lidhje me avancimet dhe udhëtimet jashtë vendit.

Ky reagim ka ardhur pas emërimit të Besart Galicës si redaktor i lajmeve, për të cilin, sipas tyre, është shkelur rregullorja e brendshme e RTK-së. Kjo i ka “përplasur” këta gazetarë me menaxhmentin e RTK-së, i cili e ka quajtur këtë skenar politik që, siç ka thënë, ka për qëllim destabilizimin e RTK-së, tani para fushatës zgjedhore, shkruan sot Koha Ditore.

Por kjo është mohuar nga ana e 9 gazetarëve të Dhomës së Lajmeve të RTK-së, si: Ardita Sylejmani, Arton Mulliqi, Fazli Veliu, Gentiana Kelmendi, Jehona Zhitia, Leonora Berbatovci, Valjeta Kosumi, Visar Krasniqi dhe Zenel Hajrizi, të cilët kanë thënë se reagimi i drejtorit gjeneral të RTK-së përmban etiketime dhe shuma pasaktësi.

Pasi, sipas tyre, ata vazhdimisht kanë kërkuar që të bëhet vlerësimi i punës, sipas rregulloreve të RTK-së, por një gjë e tillë, siç kanë thënë, nuk është bërë për disa vite radhazi.

Gazeta ka provuar që të marrë një qëndrim nga ana e tyre, por kanë thënë se në këtë fazë mund t’i referohemi vetëm reagimit të tyre publik të bërë një ditë më parë, i cili është qëndrim i 9 gazetarëve të nënshkruar në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme