Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se dorëheqja e Haradinaj nga pozita e kryeministrit është vendim i drejtë ndonëse shumë i rëndë.
“Kryeministri Haradinaj nuk ka dashur ta përfaqësojë vendin para një hetuesi, dhe këtë shembull duhet ta marrin edhe figurat tjera politike në Kosovë”, ka thënë ai.
“Çfarëdo situate tjetër po të ishte, reagimi i kundërshtarëve politik do të ishte i njejtë”
“Në të gjitha raportet me ndërkombëtarët, përkundër politikës shumë abstrakte, Haradinaj ka qenë shumë i saktë”
Ndërsa sa i përket komenteve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Haradinaj bëri një vendim popullist Tahiri ka thënë se ai është gabim.
“Nëse Ramushi bëri veprim popullist pse nuk po e bën edhe Rama”, ka thënë Tahiri.
“Edhe Rama ka presion shumë të madh dhe nuk është në pozitë të kritikojë dikë tjetër. Pse nuk po jep dorëheqje ai për mënyrën se si socialistët fituan 60 e disa bashki në zgjedhje”
Rama dhe Haradinaj nuk kanë marrëdhënie të mira prej kohës kur ishin së bashku në Samitin e Berlinit. Rama e kishte ofenduar Haradinajn pas këtij takimi. Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku mbështesin idenë për ndërrimin e territoreve me Serbinë./Gazeta Express/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...