Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, temperaturat e larta që po mbizotërojnë mbi vendin tonë kanë bërë që niveli i ujit në liqene akumuluese të bie dalëngadalë.
“Rreth 2.6 miliardë njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit. Sot, mbi vendin tonë po shënojnë temperatura mjaft të larta, niveli i ujit në liqene akumuluese po bie dalëngadalë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Tutje KRU “Prishtina”, thotë se ndoshta ne nuk bëjmë pjesë në zonat me rrezikshmëri të lartë furnizimi, por nëse sot nuk e ruajmë ujin e pijshëm, nëse nuk e përdorim drejtë, në periudhë më afatgjatë rrezikojmë të mbetemi pa të. /Telegrafi/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...