Nëna e Rita Orës sërish në bikini, tregon ‘tigreshën’ që e ka të fshehur brenda

15:35 | 12 Gusht 2019
Arbresh Info

Vera Ora fillon ditën me një ‘selfie’ në bikini.

Vera kohët e fundit është bërë një ‘ambasadore’ për të hequr gratë nga komplekset në lidhje me trupin e tyre, sidomos gratë më në moshë.

Nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, e cila është edhe psikiatre, këtë verë vazhdimisht poston fotografi në të cilat shfaqet në bikini dhe rroba që i zbulojnë mjaft trupin, shkruan Gazeta Express.

Edhe këtë ditë ajo e fillon me një foto ku shihet në një palë rroba të larjes të cilat kanë të vizatuar një tigër në pjesën e përparme.

Ajo e ka përshkruar foton duke thënë se të gjithë e kemi nga një tigër të fshehur brenda neve.

Vera tregon shumë herë se sa e do trupin e saj dhe sa i kushton rëndësi, sidomos pasi është përballur para disa vjetëve me kancerin e gjirit, të cilin e ka mposhtur me sukses./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme