Veseli porosit vozitësit: Ju lutem, uleni shpejtësinë!

22:49 | 11 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas raportimeve për numrin e lartë të aksidenteve në rrugët e vendit tonë.

Numri i madh i aksidenteve rrugore me fatalitet që kanë ndodhur në vendin tonë, ka bërë të që reagojë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli, iu ka bërë thirrje vozitësve që të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangin aksidentet, përcjell lajmi.net.

“Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.

Reagimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar.

Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore.

Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme