Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritje tradicionale në selinë e saj në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Meqenëse kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava gjendet në Haxh, në vend të tij, pritjen e mysafirëve e bëri zëvendës kryetari i Bashkësisë Islame, Reshat Megjiti.
Ndërsa Ish Kryeministri Ramush Haradinaj, ishte një nga të parët që e vizitoi zëvendës drejtorin Megjiti.
Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke ftuar të gjithë shqiptarët të jenë solidarë me njëri-tjetrin.
“Meqenëse Myftiu Tërnava është në Haxh, urimin e Bajramit e bëra me zëvendës kryetarin e BIK-ut, Reshat Megjiti. Shfrytëzoj rastin që nga këtu t’ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovès, festën e Kurban Bajramit”, u shpreh Haradinaj.
Po ashtu, për vizitë në BIK, ka qenë edhe Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se është kënaqësi që shqiptarët kremtojnë festat së bashku.
“Kemi ardhur në emër të kishës katolike, tua urojmë kurban Bajramit. Urojmë që të gjithë qytetarët të mirë ti bashkangjiten flijimit ngase është një” deklaroi Gjergji.
Derisa Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas urimit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se gjendja në vend është nën kontroll, derisa nuk ka pasur asnjë incident deri më tani.
“Përmes mediave ua uroj të gjithë besimtarëve Bajramin. Si polici kemi marrë hapat që të mos ndodhë ndonjë aksident.” tha Qalaj./arbresh.info/
\\
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...