Google ADS

Besimtarët e fesë Islame sot shënojnë Kurban-Bajramin

05:37 | 11 Gusht 2019
arbresh.info

Besimtarët e fesë Islame sot shënojnë ditën e parë të festës së Kurban–Bajramit.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban –Bajramit, po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Manifestimi ka filluar në ora 4:55, me faljen enamazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do t’i prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” nëPrishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do tambaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef.
Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën eparë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritjepërurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojHaxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme