Google ADS

Për festën e Bajramit kosovarët ia “mësyjnë” Durrësit

00:21 | 11 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Durrësi është populluar nga turistët kosovarë.

Në prag të festës së madhe të Bajramit, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur që këtë ditë festive ta kalojnë në plazhin e Durrësit.

Të shtunën në mëngjes, në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka patur dyndje. Festa përkon me fundjavën por edhe me motin e mirë këtu në plazhin e Durrësit. Këtë ditë të ngrohtë, gushti ka shumë pushues nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur që Bajramin ta kalojnë në Durrës.

“Bajramin do ta kalojmë në Durrës. Kemi zgjedhur Durrësin për të festuar familjarisht. Bregdeti është shumë i mirë.” deklarojnë qytetarët nga Kosova.

Në korrik dhe gusht ka një fluks më të lartë të pushuesve nga Kosova në Shqipëri. Ndërsa më parë ata preferonin të pushonin në plazhin e Velipojës, Shëngjinit apo Durrësit; së fundmi pushuesit nga Kosova i gjen të shumtë në numër edhe në rivierën e jugut, nga Vlora deri në Sarandë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme