Kreu i PD Lulzim Basha teksa e konsideron qeverinë aktuale si bandë shprehet se kapja e pushtetit vendor me dhunë ishte një hap fatal.
Basha thotë se banda veproi gabim që doli kundër dekretit, ndërsa shton se të gjithë ata që kryen këtë akt antikushtetues, do të përgjigjen.
Postimi i Lulzim Bashës:
Kapja e pushtetit vendor me dhunë nga banda në pushtet ishte hap fatal!
Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet!
Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë.
Nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë! #ShqiperiasiEuropa
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...