FC Feronikeli mposhtet nga AC Milani në miqësoren historike

22:34 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Ashtu siç pritej, AC Milani ka dal fitues nga miqësorja historike në “Fadil Vokrri” kundër FC Feronikelit.

Kampioni i Kosovës është mposhtur me rezultat 0 me 2 nga gjiganti italian në takimin e shumëpritur nga të gjithë tifozët në mbarë Kosovën, shkruan portali arbresh.info.

Klubi drenicas arriti t’i rezistoj “Rossonerëve” për vetëm 25′ minuta.

Pas një ndërhyrje të palejuar në prag të zonës së penaltisë, AC Milani fitoi goditje të lirë dhe mesfushori Suso ishte ekzekutues i saj duke mposhtur portierin Smakiqi me një super goditje.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0 me 1 ndërkohë që FC Feronikeli nuk kishte regjistruar asnjë goditje në portën e Gianluigi Donnarummas, por kishte vetëm një tentim dhe goditje nuk ishte as në drejtim të portës.

Goli i dytë nga AC Milani, i cili bëri nëntë ndryshime qysh në fillim të pjesës e dytë të ndeshjes para se të shfrytëzonte tutje edhe gjithë yjet e tyre, gjeti golin e dytë me anë të sulmuesit Fabio Borini (58′).

Skuadra jonë ishte vazhdimisht në presion dhe vështirë se kalonte mesin e fushës gjatë gjithë ndeshjes.

Vlen të përmendet që një numër shumë i vogël i tifozëve ishte i pranishëm në fushë dhe e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e çmimit të lartë të biletave./arbresh.info/


Dy golat nga AC Milan:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme