Juve mposhtet nga Atletico pas dy supergolave nga Joao Felix

20:00 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Atletico Madridi ka siguruar fitore në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) kundër Juventusit.

Gjiganti spanjoll doli fitues nga takimi i zhvilluar në kuadër të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve në stadiumin “Friends” kundër kampionit të Italisë falë super paraqitjes nga talenti Joao Felix, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/IntChampionsCup/status/1160246517573328896

Reprezentuesi i Portugalisë tronditi dy herë portën e portierit Wojciech Szczesny për t’i siguruar fitoren skuadrës së Diego Simeones.

Goli i parë erdhi në minutën e 24′ pas një super asistimi nga distanca që bëri Kieran Trippier, por skuadra e Maurizio Sarrit u përgjigj vetëm pesë minuta më vonë duke barazuar gjithçka me anë të Sami Khediras.

Megjithatë, Felix ndëshkoi sërish “Zonjën e Vjetër” me një super finalizim të një tjetër asistimi nga distanca por që këtë herë ishte nga francezi Thomas Lemar.

Ky ishte takimi i parë mes dy skuadrave pas ndeshjes mes tyre në kuadër të 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve edicionin e kaluar./arbresh.info/


Golat e shënuar këtë ndeshje:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme