Derisa kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes mes AC Milanit dhe Feronikelit, drejtuesit e klubit kanë shijuar një drekë të përbashkët.
Ndeshja e historike e shumëpritur nga gjithë tifozët e futbollit në Kosovës mes kampionit në fuqi të Superligës dhe gjigantit italian zhvillohet këtë mbrëmje (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Por, zyrtarët e dy klubeve kanë pasur një drekë të përbashkët në njërin nga hotelet në kryeqytet para fillimit të kësaj ndeshje.
Në drekën e përbashkët me presidentin e Feronikelit, Naser Ramajn dhe drejtorin teknik, Malsor Gjonbalaj, ishin edhe legjendat e klubit të Milanit, Daniele Massaro e Franco Baresi.
I pranishëm ishte dhe organizatori i kësaj sfide miqësore, Agron Selimi.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45 dhe Arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...