Google ADS

E zbulon Tuchel: Neymar nuk përfundoi stërvitjet

18:14 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka zbuluar se edhe pse Neymari është stërvitur te klubi, sulmuesi nuk ka përfunduar stërvitjet.

Braziliani është duke u përfolur shumë për transferim te Barcelona dhe Real Madrid këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Raportet e fundit madje pretendojnë se ‘Los Blancos; ka nisur bisedimet për një marrëveshje të mundshme.

Në një intervistë të dhënë për shtyp para ndeshjes së parë të PSG-së këtë edicion kundër Nimes, Tuchel ka thënë:

“Neymar Jr dhe Kimpembe kanë marrë pjesë në stërvitje me grup, por brazilian nuk arriti të përfundoj seancën, prandaj ai nuk është ftuar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme