Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek nuk do të transferohet te Real Madridi deri më 2020.
Bazuar në një raport nga Mundo Deportivo, skuadra holandeze ka kërkuar nga 22-vjeçari dhe Real Madridi për të shtyrë transferimin deri sezonin e ardhshëm pas një numri të madh largimesh këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni në Eredivisie tashmë ka humbur dyshen kryesore, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt këtë verë, së bashku me Lasse Schonen dhe Mox Wober derisa po përgatiten për sezonin e ri.
Raportet në Spanjë pretendojnë se një marrëveshje 50 milionëshe tashmë është arritur dhe Real Madridi me gjasë ka kontaktuar Van de Beekin dhe reprezentuesit e tij direkt, por Ajaxi mohon të ketë pranuar ndonjë ofertë zyrtare.
Klubet në La Liga janë në gjendje të blejnë lojtari deri më 2 shtator dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk do të jetë në gjendje për të sjellë shënjestrën kryesore, Paul Pogba, pasi merkato e Premierë Ligës është mbyllur më 8 gusht./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...