Google ADS

Mourinho po rikthehet në Ligën Premier, por jo si trajner

12:03 | 10 Gusht 2019
A. B.

Jose Mourinho po rikthehet në Ligën Premier, por tani jo si trajner, por si analist i përballjeve kryesore në ligë.

Trajneri portugez është i papunë që nga shkarkimi që i bëri Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, por që do të jetë përsëri afër ligës angleze.

Strategu 54-vjeçar është angazhuar nga Sky Sports në cilësinë e analistit të ndeshjeve që do të zhvillohen në sezonin e ri.

Mourinho do të jetë i pranishëm qysh në startin e Ligës Premier, e që më e veçantë është se do ta analizojë përballjen ndaj Djajve të Kuq dhe Chelseat.

Unitedi dhe The Blues do të përballen nesër (11 gusht) në Old Trafford nga ora 17:30, ndërsa ‘Special One’ do të jetë i pranishëm në zyret e Sky Sports.

Mou do të jap analizën para fillimit të përballjes, përfundimin e pjesës së parë dhe analizë më të gjatë për lojën e zhvilluar nga të dyja ish-skuadrat e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme