Labi: Nuk po vazhdoj me fushatë se kjo ka pak rëndësi për mua

11:30 | 10 Gusht 2019
A. B.

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri, ka vendosur që t’i lërë paksa anash angazhimet e tij të fundit në Instagram.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar së fundmi në InstaStory, duke thënë se këto ditë ka nevojë për qetësi

“Tani mbas shumë angazhimeve tmia, dhe për qytetarë që kisha, këto ditë dua ta relaksoj shpirtin me pak qetësi!! Nuk po vazhdoj as me fushtatë, dhe as se sa vota do të marr, se kjo për mu ka pak rendesi! Rendesi kishte dhe ka, kur do që me thret qytetari të jem aty për ti shërbyer i pari. Do vazhdoj me vepra e jo fjalë! pas pak ditëve me më shumë gjëra madhore! Faleminderit për të gjithë që ishim gjatë këtyre muajve! Labi-FKSH”, ka shkruar Labi në InstaStory.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme