Publikohen pamje nga xhirimet e klipit të ri të Era Istrefit

23:32 | 9 Gusht 2019
A. B.

Era Istrefi dy muaj më parë ka publikuar këngën “Sayonara Детка” në duet me artistin rus Sayonara.

Këtë projekt, dyshja e sollën vetëm në versionin audio, ndërsa tani po punojnë për t’ia shoqëruar edhe videoklipin.

Ishte Era ajo e cila së fundi përmes një postimi në Instagram solli pamje nga prapaskenat e xhirimeve të këtij klipi

“Sayonara Детка ft @sayonaraboy bts ? Kush është gati për këtë???❔❔❔?”, ka shkruar Era.

https://www.instagram.com/p/B09QkHmD4Ne/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme