Mjeku turk jep 5 mënyrat e arta për gjumë të rehatshëm

22:39 | 9 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ne e kalojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë. Prandaj edhe një gjumë i parehatshëm sjell stress, lodhje, ankth dhe ndikon shumë edhe në jetën e përditshme.

Për një gjumë të rehatshëm, specialisti Ozlem Cakir, sqaron 5 rregullat e arta që duhet ndjekur, transmeton portali arbresh.info

Neurologu Cakir sqaron se nëse një person nuk bën gjumë mjaftueshëm, ai do të ndjehet i lodhur, i stresuar, do të përjetojë ankth dhe nuk do të ketë as koncentrim në punë. Sipas tij dhoma duhet të jetë e errësuar dhe e ajrosur mirë.

Ai thekson se leximi para gjumit, meditimi, ushtrimet fizike ndihmojnë në gjumë të mirë, ndërsa bën thirrje që nga dhoma e gjumit të largohen telefonat , kompjuterët dhe televiziori.

Në anën tjetër, fjetja në një divan nuk është apsk e sugjerueshme, sepse mund të shkaktojë dhimbje shpinë, prandaj sugjerohet që natën të flihet në dhomën e gjumit.

Specialist turk sqaron 5 rregullat e arta për gjumë të mirë. Ato janë:

Shtrati duhet të jetë i përshtatshëm për masën trupore dhe fortësia të jetë e përshtatshme për shtyllën kurrizore.

Koka, shpatullat, shpina, beli dhe legeni duhet të jenë shumë të rehatshmë në shtrat dhe të mos kenë presion.

Shtrati duhet të mbahet i freskët gjatë verës dhe i ngrohtë gjatë dimrit.

Duhet të përdorini shtretër të avancuar dhe të qëndrueshëm

Shtrati duhet të jetë 10cm më i gjatë se lartësia juaj.   /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme