Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar edhe Shpellën e Gadimes, një nga vendet më të veçanta turistike në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Matoshi ka bërë të ditur se MMPH-ja shumë shpejtë do të fillojë me projekte që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në Shpellën e Gadimes.
“Ka pasur mungesë të investimeve të mirëmbajtjes të shpellës dhe në infrastrukturën përreth saj. Është për keqardhje dhe e turpshme që 20 vjet pas luftës nuk ka tualete për vizitorë tek Shpella e Gadimes dhe ne kemi bërë hapat konkretë për këtë. Javën e ardhshme fillon ndërtimi i tualeteve për t’u krijuar kushte
vizitorëve që të jenë më të rehatshëm”, deklaroi ministri Matoshi.
I pari i MMPH-së, tha se gjatë këtij viti do të investohet edhe në rregullimin e ndriçimin brenda Shpellës së Gadimes.
“Në një pjesë të shpellës kemi problemin e ndriçimit të cilin e kemi adresuar dhe do ta zgjidhim përgjatë këtij viti zgjerimin e rrjetit të ndriçimit brenda shpellës. Po ashtu brenda saj kemi dalje të ujërave që e bëjnë të pamundshme vizitat në disa sektorë të shpellës. Po ashtu edhe për këtë po gjejmë zgjidhje, theksoi ministri Matoshi.
Ministri Matoshi ndër të tjerash ka treguar se Shpella e Gadimes shumë shpejt do të plotësohet me stafin e saj.
“Kjo është një shpellë që menaxhohet nga MMPH-ja, ka pasur defekte të shumta në të kaluarën edhe në mënyrë të funksionimit të saj. Tashmë jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të shpellës me staf të mjaftueshëm që tu dalim në mbështetje vizitorëve që janë të shumtë që vijnë ta shohin një prej bukurive kryesore që ka vendi ynë”, tha ministri Matoshi. /arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...