LDK dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

16:38 | 9 Gusht 2019
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar nënshkrimet për seancën e shpërbërjes së Kuvendit.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se seanca e 22 gushtit do të jetë e fundit e kësaj legjislature.

Sipas tij, zgjedhjet duhet të caktohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Para LDK-së, një gjë të tillë e kishin bërë edhe Nisma e Vetëvendosje.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sipas dakordimit te arritur ne mbledhjen e fundit te Kryesise se Kuvendit, dje kemi dorezuar nenshkrimet e 25 deputeteve te Grupit Parlamentar te LDK-se. Seanca e dates 22 gusht 2019 do te jete seanca e fundit e kesaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet te caktohen sa me pare qe eshte e mundshme, brenda afatit kushtetues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme