Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka konfirmuar se Leroy Sane do të jetë për rreth shtatë muaj jashtë fushës si pasojë e dëmtimit të ligamenteve.
Reprezentuesi i Gjermanisë u detyrua të largohet pas vetëm 13 minutave në ndeshjen në Community Sield ndaj Liverpoolit në Wembley të dielën e kaluar pas një sfide nga Trent Alexander Arnold, transmeton portali arbresh.info.
City ka konfirmuar këtë javë se Sane duhet t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e tij të djathtë, por klubi nuk përmendi kohën e rikuperimit.
Megjithatë, Guardiola nuk pret që anësori të jetë në dispozicion deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Kur është pyetur rreth kohës që Sane do të qëndrojë jashtë fushe, Guardiola tha: “Jo, nuk e di. Unë nuk jam doktor apo fizioterapist. Normalisht, këto lloj lëndimesh marrin kohë gjashtë, shtatë muaj. Shpresoj që në shkurt, mars të kthehet me ne”./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...