Barça i lutet Neymarit për t’i ndërprerë negociatat me Realin

09:41 | 9 Gusht 2019
Arbresh Info

Barcelona ka kërkuar nga Neymar për t’i dhënë fund negociatave me Real Madridin dhe për t’iu treguar atyre se dëshiron të rikthehet në Camp Nou.

Neymar pritet të largohet nga Paris Saint Germani këtë verë dhe të rikthehet në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Braziliani i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet dhe raportohet të ketë deklaruar te klubi se dëshiron të rikthehet në Barcelonë. Dy vite pas largimit nga gjiganti francez, Neymar duket se nuk është i lumtur me kualitetin e futbollit në Liga 1.

Barcelona ka shtruar disa oferta te PSG deri tani gjatë kësaj merkato, por nuk ka qenë në gjendje për të joshur kampionin francez në finalizimin e marrëveshjes.

Gjiganti kataluans i ka ofruar një listë me gjashtë lojtarë për shkëmbim me brazilianin, por ata duan të bëjnë marrëveshje vetëm me para të gatshme.

Derisa ka mbetur më pak se një muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar për klubet spanjolle, Real Madridi është shfaqur si favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Raportet e shfaqura këtë javë sugjerojnë se Real Madridi ka vendosur për t’i ofruar 110 milionë dhe mesfushorin Luka Modric për shkëmbim me Neymarin, një marrëveshje të cilën PSG është duke e konsideruar.

Por, Barcelona ende është në kërkim të superyllit dhe raportohet se ka marrë një vendim drastik në lidhje me këtë.

Gazeta spanjolle SPORT pretendon këtë të premte se ata kanë kërkuar nga Neymar për t’i ndalur negociatat me Real Madridin dhe për të deklaruar publikisht se dëshiron të rikthehet në Camp Nou./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme