Alarm i kuq në Kinë, shkak tajfuni

08:18 | 9 Gusht 2019
Arbresh.info

Autoritetet kineze kanë deklaruar alarm të kuq për shkak të tajfunit të fuqishëm që është duke u afruar në bregun lindor.

Tajfuni Lekima momentalisht po bën kërdinë në Tajvan me erëra më të shpejta se 190 km/h dhe do të zbarkojë në provincën kineze të Zhejiang të shtunën, transmeton portali arbresh.info.

Ekipet emergjente janë vendosur në rajon për të udhëhequr punën e ndihmës, tha ministria e urgjencës e Kinës.

Mijëra njerëz më tej në bregdetin në Shanghai janë paralajmëruar të përgatiten për t’u evakuuar.

Paralajmërimet për përmbytjet janë dhënë për pjesët lindore të lumit Yangtze dhe lumit të Verdhë deri të mërkurën. Provincat e Jiangsu dhe Shandong janë gjithashtu në gatishmëri. Linerëve të lundrimit u është thënë të vonojnë mbërritjen e tyre në Shanghai dhe disa shërbime treni janë pezulluar gjatë fundjavës.

Pekini gjithashtu ka anuluar disa trena që shkojnë drejt dhe nga rajoni i deltës Yangtze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme