Ankthi është një nga sëmundjet më të zakonshme dhe të përhapura në ditët e sotme, pavarësisht se një pjesë e madhe e njerëzve nuk preferojnë të flasin për të. Kjo sëmundje prek dy herë më shumë gratë se burrat, por ka disa mënyra të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë në luftimin e tij.
I duhet kushtuar një rëndësi shumë e veçantë ushqimeve që konsumoni, sepse ato ndikojnë në hormonet e trupit që kanë lidhje me stresin, ankthin apo depresionin.
Këto janë disa metoda që do ju ndihmojnë t’i mbani nivelet e tyre nën kontroll:
Balanconi nivelin e sheqerit në gjak
Kur konsumoni diçka të ëmbël trupi juaj punon në mënyrë të shpejtë për ta larguar sheqerin nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Kjo gjë është faktori kyç që ndikon në ankthin kronik. Në vend që të konsumoni produkte të tilla si buka, makarona, apo drithëra, duhet të hani më shumë fruta dhe perime që kanë karbohidrate dhe fibra natyrale.
I kushtoni rëndësi konsumimit të kafeinës
Njerëzit që vuajnë nga ankthi nuk kanë aftësi të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se efektet e saj zgjasin më gjatë. Kur merret në doza të larta një njeri mund të ndjehet nervoz dhe i irrituar, prandaj asnjëherë nuk duhet kaluar niveli normal i konsumit të kafeinës.
Rrisni sasinë e magnezit
Magnezi ka si rol kryesor stimulimin e neurotransmetuesve, të cilët transmetojnë informacionin në tru dhe rregullojnë përgjigjen ndaj stresit. Një nivel jo i përshtatshëm i magnezit mund të shkaktojë ankth dhe të reduktojë tolerancën ndaj stresit. Ushqimet që përmbajnë më shumë magnez janë perimet jeshile, farat e susamit dhe farat e kungullit.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...