Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në intervistë për Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se kombinimi më i mirë për qeverisje në Kosovë do të ishte sikur Albin Kurti të ishte kryeministër e Vjosa Osmani të ishte kryetarja e parlamentit.
Ai deklaroi se ky është tandemi më ideal për Kosovën.
“Albin Kurti kryeministër e Vjosa Osmani kryeparlamentare” deklaroi Konjufca, madje ai tha se këtë ia ka thënë edhe vetë Osmanit.“Nuk më ka ardhur turp të ia them këtë kolegëve, madje edhe Vjosa Osmanit. Gjithmonë i kam thënë, Vjosë: ‘je ideale për kryetare të parlamentit’. Është një kombinim ideal” tha Konjufca.
Ai shtoi se nevojitet guximi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani nga lart e cila e merr në pyetje atë.
Albini me guximin e tij, por një Vjosa Osmani e cila ulet lartë dhe e merr në pyetje Albin Kurtin e ia tregon atij kornizat e parlamentarizmit. E këta të dy bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Tandemi më i fuqishëm në politikën e Kosovës” tha ai.
Sipas Konjufcës, një koalicion mes LDK’së dhe LVV’së, do t’i fitonte 70 deputetë.
“VV e ka zhvillu një fushatë shumë të mirë kundër PAN-hajnisë, ku ka ofruar edhe zgjidhje. E tash me këtë projekt në po i bëjmë një ofertë LDK’së ku unë mendoj se ne do t’i fitonim rreth 70 deputetë me një fitore historike në të gjithë Kosovës”, tha Konjufca.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Konjufca tha se gabimi i Haradinajt ishte marrëveshja e tij me Thaçin që ky i fundit t’i udhëheqë bisedimet.
“Haradinajt i kemi treguar se e ka pasë kompetencën për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, gabimi i tij ka qenë marrëveshja e tij me Thaçin që Thaçi t’i udhëheqë bisedimet”, ka përmendur Konjufca.
Konjufca gjithashtu ka thënë se dorëheqja nga Haradinaj duhet të vinte si rezultat i skandaleve e jo si rezultat i ftesës nga Specialja.
“Haradinaj është dashtë me dhanë dorëheqje për skandalet e tjera e jo për ftesën nga Gjykata Speciale”, sqaroi ai.
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot