Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë

21:49 | 8 Gusht 2019
A. B.

Një veturë është djegur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, në vendin te kyçja e rrugës në autostradën “Rruga e Kombit”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndërkohë që sipas informacioneve të para nuk persona të lënduar.

Për momentin, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme