Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Faton Topalli, ka thënë se partitë tjera po kanë frikë nga fuqia e PSD-së në zgjedhje, ndryshe, sipas tij nuk do të ishin marrë me këtë subjekt.
Topalli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se PSD është e përgatitur për zgjedhje duke shtuar se kjo parti i ka dorëzuar qysh moti nënshkrimet e saja për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Zgjedhjet janë moment i mirë për të krijuar një raport të ri mes forcave për të kaluar këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova. PSD ka krijuar rreth 24 degë në Kosovë dhe është duke pritur me padurim caktimin e datës së re të zgjedhjeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se kjo parti është e gatshme për bashkëpunim edhe me partitë tjera dhe sipas tij kjo është dëshmuar edhe në legjislaturën aktuale.
“Kemi arritur të largohemi nga politikat populliste dhe të jemi konstruktiv. Nuk kemi sharë dhe sulmuar askënd me emra. Kemi bërë një politikë ndryshe nga që është mësuar populli i Kosovës deri më tani…Kemi krijuar një identitet të ri në Kosovë”.
Deputeti i PSD-së ka thënë se vijat e kuqe që do të vendos kjo parti do të jenë në programe politike.
Topalli thotë se PSD është e përgatitur të shkojë e vetme në zgjedhje, pasi sipas tij kuadrot kryesore të subjektit nga janë ndarë kanë ardhur në PSD.
“Pra vijmë në PSD me një përvojë shumë të madhe. Strukturat kryesore dhe sekretariatet që kanë qenë në Vetëvendosje tash janë në PSD. Jemi ata që keni bërë programin politikë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra është një dallim i madh nëse do të ishte një parti e re”.
Deputeti i PSD thotë se kjo partia do të ruan numrin aktual të deputetëve që ka në Kuvend dhe do të shton edhe ndonjë tjetër.
Ai ka thënë se është pozitive që kjo parti ka rritur numrin e degëve në gjithë Kosovën, dhe kjo është një tregues se do të dalin mirë në zgjedhje.
Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë ...
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...