Google ADS

Mishi i pulës parandalon këtë lloj kanceri, thonë shkencëtarët

21:11 | 8 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ndërrimi i menusë nga mishi i kuq në mish të pulës, nuk ju bën keq.

Sipas shkencëtarëve mishi i pulës mund të parandalojë kancerin e gjirit, transmeton portali arbresh.info

Sipas një studimi të fundit besohet se konsumimi i mishit të shpendëve parandanon sëmundjen kancerogjene.

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit të Mjedisit në SHBA zbuluan se ngrënia e më shumë mishit të kuq shoqërohej me një rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit invaziv të gjirit.

Në të kundërt, mishi i pulës, gjelit të detit dhe rosës parandalon këtë sëmundje.

Shkencëtarët kanë kryer studimin duke vëzhguar mbi 42 mijë gra të cilat konsumuan mish pule dhe mish të kuq.

Gratë që konsumuan sasinë më të lartë të mishit të kuq u zbuluan se kishin një rrezik 23 përqind më të madh të kancerit sesa ato që konsumuan sasinë më të ulët.

Ndërsa gratë që hanin sasinë më të lartë të shpendëve në dietën e tyre, kishin një rrezik prej 15 përqind më të ulët të sëmundjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme