Romelu Lukaku ka thënë se “Interi ishte i vetmi klub që ai dëshironte të kalonte me vullnet” derisa agjenti i tij i ka falënderuar Nerazzurri që herën e tretë ishin me fat.
Lukaku me në fund kanë kompletuar transferin te Interi nga Manchester United të enjten dhe sulmuesi e ka bërë të qartë se ishte dëshira e tij e parë për të shkuar në Milano, pavarësisht interesimit nga Juventusi.
“Interi ishin i vetmi klub që e dëshiroja sepse Interi nuk është për gjithkënd”, i ka thënë faqes zyrtare të klubit belgu, duke cituar objektivat e tij për sezonin 2019-20.
FCInter1908, po ashtu kanë pyetur Federico Pastorellon këtë mbrëmje për klientin e tij dhe rekordin që ka skuadra nga San Siro.
“Mendoj që të gjitha palët kemi punuar mirë dhe ne fund kemi arritur që të ndodh ky transfer”, ka thënë Pastorello.
“Kemi kaluar mirë sepse gjërat kanë ecur në mënyrë të natyrshme dhe njerëzit për rreth janë të lumtur”.
“Interi ka tentuar tri herë dhe e treta ishte e vërteta”, ka thënë agjenti. /GazetaExpress
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin