Zyrtare: Arsenali rrëmben talentin e Celticut

18:05 | 8 Gusht 2019
A. B.

Arsenali ka përfunduar transferimin e Kieran Tierney nga Celtic.

Londinezët kanë paguar një tarifë prej 27 milionë euro për ta sjellë 22-vjeçarin në Londër.

Arsenalit dy herë i janë refuzuar ofertat për këtë lojtar, por transferimin e arritën tani vetëm disa orë para përfundimit të merkatos.

Arsenali hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar Philippe Coutinhon gjatë ditëve të fundit të këtij afati transferimesh, në mënyrë që të përqëndrohej në përforcimin e mbrojtjes.

https://twitter.com/Arsenal/status/1159491564995043328?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fzyrtare-arsenali-rremben-talentin-e-celticut%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme