Google ADS

UEFA publikon listat e më të mirëve në Ligë të Kampionëve

17:19 | 8 Gusht 2019
A. B.

UEFA sot ka publikuar të nominuarit për çmimet e më të mirëve në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Tre të nominuarit për çmimin e sulmuesit më të mirë janë zgjedhur Sadio Mane, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në mesin e mesfushorëve më të mirë janë nominuar Jordan Henderson, Frenkie de Jong dhe Christian Eriksen.

Edhe te mbrojtësit më të mirë s’kishte si të mungonte mbrojtësi më i mirë i Premier Ligës dhe kandidati kryesor për topin e artë, Virgil van Dijk, bashkë me bashkëlojtarin e tij në Liverpool, Trent Alexander-Arnold dhe lojtarin më të ri të Juventus, Matthijs de Ligt.

Tre portierët e nominuar nga UEFA janë Alisson i Liverpool, Hugo Lloris nga Tottenham dhe Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona.
Liverpool si kampion i Ligës së Kampionëve ka më së shumti lojtarë të nominuar, 4 gjithsej, e pasuar nga Barcelona me 3 lojtarë dhe Juventus e Tottenham me nga 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme