Ministri Berisha e falënderoi shefin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s për angazhimin e NATO-s për paqe dhe siguri në Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe Ekipin e NALT-it, si dhe për angazhimin dhe interesimin e NATO-s për Kosovën, sigurinë dhe prosperitetin e saj.
Më tej, ministri i Mbrojtjes e njoftoi përfaqësuesin e NATO-s lidhur me procesin e tranzicionit, kryesisht angazhimin me prioritet për zbatimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke rikonfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe i bashkërenduar, që garanton zhvillimin e një Force të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si një Forcë që do të kontribuojë për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.
Ministri gjithashtu theksoi se deklaratat e pamatura të zyrtarëve të lartë të Serbisë nuk i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe mund ta nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike. Ai shtoi se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe se FSK-ja është e gatshme që edhe me kapacitetet e tanishme t’i përkrahë aleatet kurdo që kërkohet prej saj.
Soula e përgëzoi ministrin Berisha për transparencën ndaj partnerëve, punën profesionale dhe bashkëpunimin e mirë me NALT-in dhe KFOR-in. Ai theksoi se NATO-ja ka një përkushtim afatgjatë ndaj Kosovës dhe se përkrahja përmes NALT-it për FSK-në do të vazhdojë edhe më tej. Z. Soula e njoftoi ministrin edhe për diskutimet e nivelit të lartë në NATO rreth bashkëpunimit NATO-FSK, në të ardhmen.
Ministri Berisha shprehu bindjen se diskutimet brenda NATO-s rreth marrëdhënieve me FSK-në do të avancojnë dhe se aleatët do të marrin vendime që u shërbejnë thellimit të raporteve tona, besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit në rajon.
Gjithashtu, edhe në takimin e gjeneral Ramës me zyrtarin e lartë të NATO-s, Soula u bisedua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet NATO-s dhe FSK-së, nëpërmjet NALT-it dhe këshilltarëve të NATO-s, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm që ka Kosova për të qenë shtet anëtar i NATO-s si dhe shtet i integruar në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...