Roma raportohet të ketë refuzuar shansin për të nënshkruar me anësorin e Interit, Ivan Perisic.
Perisic nuk është në planet e Interit për këtë sezon dhe CalcioMercato pretendon se ai i ishte ofruar drejtorit sportiv të Romas, Gianluca Petrachi, transmeton portali arbresh.info.
“Giallorossët” duhet të mbushin hapësirën e lënë pas transferimit të Stephan El Shaarawy te skuadra kineze Shanghai Shenhua, por uebfaqja thekson se ata “me mirësi” kanë lënë anash kroatin.
Sidoqoftë, dy klubet janë në bisedime rreth Edin Dzekos, i cili mund të ndjek hapat e sulmuesit Romelu Lukaku në San Siro para përfundimit të muajit gusht.
Mbetet të shihet nëse 30-vjeçari do të kërkojë largimin ose do të qëndrojë për të luftuar për pozitë./arbresh.info/
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot