Google ADS

Murati: Reciprociteti me Serbinë duhet ta ndihmojë Kosovën Lindore e jo ta dëmtojë atë

14:04 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se, vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore, përkatësisht të shqiptarëve që jetojnë atje dhe të cilët mbijetesën e vetë e realizojnë përmes komunikimit vital me Kosovën.

Murati ka thënë se “vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë, ashtu siç e ka pohuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve atje, ka goditur rëndë mërgimtarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medveja, të cilët me shumicë udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe të cilët veç kanë pasur probleme këto ditë”.

Tutje në shkrimin e bërë në Facebook Murati  ka shtuar se, reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje.

Murati ka ftuar institucionet që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme