Sot Këshilli i Evropës emëroi Johann Sattler si Përfaqësues Special të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai gjithashtu do të marrë përsipër rolin e Shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Sarajevë.
Sattler do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark, i cili u emërua më 2015.
Sattler do të marrë detyrat e tij me 1 Shtator 2019 dhe mandati i tij është fillimisht për dy vjet, transmeton portali arbresh.info.
Mandati i tij bazohet në objektivat e mëposhtëm të politikës së BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë: përparimi i vazhdueshëm në procesin e stabilizimit dhe asociimit duke siguruar një vend të qëndrueshëm, paqësor, multi-etnik dhe të bashkuar që bashkëpunon në mënyrë paqësore me fqinjët e saj, duke siguruar që vendi të jetë në mënyrë të pakthyeshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE, pas publikimit të mendimit të Komisionit për aplikimin e anëtarësimit të saj më 29 maj 2019.
Gjatë gjithë përvojës së tij të mëparshme, dhe aktualisht si ambasador austriak në Shqipëri, Johann Sattler ka pasur një fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesit Specialë të BE-së promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone të caktuara dhe vende, si dhe çështje me shqetësim ose interes të veçantë për BE-në.
Ata luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të konsoliduar reformat, stabilitetin dhe shtetin e ligjit.
Përfaqësuesit e Parë Specialë të BE u emëruan në 1996. Aktualisht, tetë EUSR mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini./Arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida