Google ADS

Real Madridi i gatshëm për ofertë 100 milionëshe për Neymar

13:31 | 8 Gusht 2019
Arbresh Info

Real Madridi është duke u përgatitur për transferimin e superyllit Neymar nga Paris Saint Germaini dhe klubi spanjoll është i gatshëm për të ofruar 100 milionë euro në ofertën e tyre të parë.

Rikthimi te Barcelona tani duket se nuk është më i mundur ndërkohë që Philippe Coutinho ka refuzuar mundësinë për kalim në formë huazimi te Tottenhami, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona ka qenë në formë aktive duke u përpjekur për të siguruar fonde nga lojtarët dhe për të reduktuar pagën e faturave të tij në mënyrë për të qëndruar me parametrat e rregullave nga FFP ndërkohë që shpresonin për të sjellë yllin në Camp Nou.

Në fakt, Goal raportoi të mërkurën se Coutinho i është ofruar “Spursëve” në formë huazimi në mënyrë për të hequr dorë nga paga e ish lojtarit të Liverpoolit dhe për të pasur mjaftueshëm të holla për të mbuluar pagën e Neymarit.

“Blaugranët” madje kanë pranuar sinjale pozitive nga PSG për huazim për një sezon me obligimin më pas për blerje, por refuzimi i Coutinhos për t’iu bashkuar “Spursëve” tani i ka dhënë fund shpresave të kampionit në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë, në Madrid janë të gatshëm për të shfrytëzuar problemet e brendshme financiare të rivalit të tyre për të shtruar ofertë për Neymarin derisa burime të afërta me klubin i ka thënë Goal se ‘Los Blancos’ besojnë se një marrëveshje është e mundshme.

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm për të nisur negociatat me kampionin në Liga me një ofertë fillestare prej 100 milionë euro, ndërkohë që Neymarit do t’i ofrojnë një kontratë pesë vjeçare dhe pagë vjetore prej 25 milionë euro për sezon.

Burime të Goal thonë gjithashtu se ka mundësi të përfshihet edhe një lojtar si pjesë e marrëveshjes dhe emri i Luka Modric është sugjeruar së fundmi.

Por, PSG nuk pritet të pranoj ofertën duke marrë parasysh se ata janë të vendosur për të siguruar tarifën prej 222 milionë euro të paguar te Barça dy vite më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme