“Si po i vjedh Rama paratë e shqiptarëve”, Basha publikon videon

11:52 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një video lidhur me atë çka e konsideron si skandalin me koncesionin e rrugëve.

“Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme