Google ADS

Grabitja në Shtime: Qytetarët kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj

11:28 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Në qytezën e Shtimes është mbajtur protestë në mbështetje të familjes Ndrecaj që dje me mëngjes ishte cak i grabitësve, e ku mbeti i vdekur njëri prej tyre.

Qytetarët kërkuan sot lirimin e dy burrave të kësaj familje që po mbahen në ndalim, pasi dyshohet se kanë mbytur me goditje me shkopinj njërin prej grabitësve, njofton Klan Kosova.Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje.

Ai ka thënë se bashkëndjejnë me familjen Ndrecaj dhe me gjithë qytetarët e qytezës që drejton duke thënë se duhet të veprohet më maturi dhe të mos bëhet presion në institucione që rasti që ka ndodhur të zgjidhet sa më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme