Një tjetër lojtar që mund të largohet nga Arsenali është mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili është përfolur për transferim te klubi francez Monaco.
Mustafi ka qenë në shënjestër të kritikëve së fundmi pas një numri të madh performancash dhe gabimeve individuale, andaj “Topçinjtë” mund të shfrytëzojnë shansin për të hequr dorë sot (e enjte) nga 27-vjeçari, transmeton portali arbresh.info.
Sky Sports raporton mëngjesin e sotëm se futbollisti shqiptar mund të largohet nga Arsenali.
AC Milani dhe AS Roma janë dy klube nga Serie A që kanë shfaqur po ashtu interesim për shërbimet e tij.
Vlen të theksohet gjithashtu se Mustafi ka bërë disa aktivitete mjaftë interesante në rrjete sociale duke larguar foton e profilit të tij në Instagram me fanellë të Arsenalit dhe shkrimin te pjesa e biografisë “Lojtar i Arsenalit”./arbresh.info/
https://twitter.com/GFFN/status/1159348271468429312
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...