Barcelona arriti të mposhtë mëngjesin e sotëm (e enjte) me rezultat 2 me 1 skuadrën e Napolit.
Mesfushori kroat Ivan Rakitic realizoi një supergol volle duke i dhuruar fitoren kështu “Blaugranëve”, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1159271814700392448
Derisa rezultati ishte 1 me 1, Rakitic në minutën e 78′ dërgoi në avantazh skuadrën e trajnerit Ernesto Valverde.
Në momentin kur mbrojtja e Napolit bllokoi një goditje, topi u kthye te Rakitic, i cili goditi atë bukur duke e dërguar në krahun e djathtë të portës për t’i siguruar kështu edhe fitoren Barçës në këtë ndeshje parasezonale.
Sergio Busquets kishte shënuar golin e epërsisë në këtë ndeshje para se Samuel Umtiti të realizonte autogol duke mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin nga Rakitic:
https://twitter.com/IntChampionsCup/status/1159281899824668679
https://twitter.com/MathiasAw1/status/1159273775160090629
https://twitter.com/ESPNFC/status/1159272505615384581
https://twitter.com/IntChampionsCup/status/1159272788282290176
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...