Romelu Lukaku arrin në Itali para transferimit te Interi

08:13 | 8 Gusht 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka arritur në Itali.

Reprezentuesi i Belgjikës pritet të finalizoj sot (e enjte) transferimin e tij nga “Djajtë e Kuq” te skuadra në Serie A  – Interi, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga CalcioMercato, Interi ka rënë dakord rreth një marrëveshje prej 83 milionë euro në lidhje me Lukakun, i cili pritet të vendos lapsin në një kontratë pesë vjeçare me skuadra e Antonio Contes.

Ai është parë në Milan në orët e para të mëngjesit para finalizimit të marrëveshjes.

Kalimi nga Old Trafford në San Siro pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme./arbresh.info/

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1159255142908203008

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme