Supermodelja, Kylie Jenner, me datën 10 gusht feston ditëlindjen e saj të 22-të.
Megjithatë, festa ka filluar ditë më parë, teksa i dashuri i saj, Travis Scott, e befasoi atë në shtëpi, duke ia mbuluar të gjithën me trëndafila të kuq.
Së fundmi, bilionerja e parë në botë u nis për në Itali për ditëlindjen e saj dhe nuk ka dyshim se kjo do të jetë një nga festat më të shtrenjta që keni parë ndonjëherë.
Kylie do udhëtojë për në Europë me një aeroplan privat me familjarët dhe miqtë e saj.
Ylli i reality show pritet ta festojë ditëlindjen në një jaht privat, vlera e të cilit thuhet të jetë 250 milionë dollarë apo (223 milionë euro), sipas gazetës amerikane TMZ.
Ky jaht vjen me një staf prej 29-të personash dhe për ta marrë me qira, Jenner do paguajë 1 milion dollarë (890 mijë euro) në javë. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...