Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka treguar qëndrimin e VV-së, karshi tri temave me rëndësi për Kosovën, siç janë dialogu me Serbinë, luftimi i korrupsionit si dhe taksa 100 për qind ndaj shtetit serb.
Aliu ka thënë se korrupsionin mund ta luftojnë ata që janë të pa korruptuar dhe që janë të guximshëm.
“Unë mendoj që VV është e gatshme të futet në këtë betejë, dhe një ndër armët në ketë betejë me korrupsionin është transparenca e plotë. VV do ta bëjë këtë me transparencë, e cila do të jetë garancia e parë, por jo e mjaftueshme. Të gjithë opinioni, shoqëria civile, mediat, do të kenë qasje në çdo dokument të shohin çdo para se ku po shpenzohet, ky do të jetë hapi i parë, duhet vullnet për luftimin e korrupsionit përbrenda”, ka thënë Aliu për Telegrafin.
Ndërsa sa i përket taksës 100 për qind ndaj Serbisë, deputeti tha se Vetëvendosje gjithmonë ka qenë pro reciprocitetit me shtetin serb.
“Ne e kemi mbështetur taksën, do ta thellojmë reciprocitetin me shtetin serb. Reciprociteti me Serbinë do forcojë Kosovën”, ka theksuar ai.
Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Aliu tha se duhet të ndodhë ndryshimi sa i përket negociatave.
“Deri tani kemi pasur dialog në Bruksel, Thaçi ka pasur takime me Vuçiqin dhe është krijuar përshtypja para faktorit ndërkombëtar se gjithçka është në rregull, ndërkohë që në terren situata është krejtësisht tjetër, kemi thellim të ndasisë, përmes pakos së Ahtisarit. Kemi afërsi të shtresave të larta, kurse situata në terren është e rëndë për serbët dhe shqiptarët. Prandaj duhet t’i jepet përparësi dialogut në nivel lokal.
Duhet ta forcojmë dialogun në nivel qytetarë, duhet t’i afrojmë qytetarët. Në nivelin e lartë duhet ta kemi të qartë se kemi bërë kompromise, ndërsa tash duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Duan negociata me Serbinë, duhet të ketë njohje. Sepse ne po bëjmë kompromise dhe në fund nuk po na njohin. Duhet të ketë njohje, pastaj hyrje në negociata me Serbinë”, ka deklaruar Aliu.
Deputeti Aliu, gjithashtu është deklaruar edhe për koalicionet parazgjedhore. Ai ka konsideruar se duhet të ndodhë një koalicion VV-LDK në mënyrë që ndalohet krijimi i një koalicioni PAN 2.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...