Edicioni i limituar me vetëm 100 njësi, ofron karrige të mbuluara fijet e thurura të lëkurës
Kur u lansua Maserati Ghilbi, në bazë të bashkëpunimit me Zegna, ofrohej edhe opsioni i rrallë, që mundësonte vendosjen e karrigeve të mbuluara me mëndafsh.
Të mbuluarit e karrigeve me këtë material, është shumë e rrallë për një veturë, derisa tani Mazerati ka bërë një bashkëpunim tjetër me Zegna, që do të prezantohet në Monterey Car Week.
Vizitorët në këtë aktivitet, do të shohin karriget e mbuluara me fije apo shirita lëkure që janë thurur dhe kanë krijuar një shtresë shumë të mirë. Janë vetëm 100 njësi të këtyre karrigeve me këtë mbështjellës, 50 prej të cilave do të vendosen në Levante SUV derisa 50 në Quattroporte.
Shtresa e krijuara nga lëkura e endur, është një opsion me shumë stil në brendi të veturave, duke i bërë më komode dhe më të qëndrueshme në kohë, pasi janë shumë të mira. /Telegrafi/
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme