Në bashkëpunim me Samsung, kompania kineze Xiaomi, do të punojë kamerën me 108 megapixel që do të vendoset në një telefon të ri.
Me anë të kësaj kamere, do të shkrepen fotografi që kanë rezolucion 12,032×9,024, mirëpo nuk janë bërë të ditura specifikat tjera.
“Shihemi më vonë” shkruan shkurt në një imazh të shpërndarë nga kompania, ku bëhen të ditura të dhënat ambicioze për këtë kamerë të re.
Duke pasur parasysh se kamerat e tanishme, që ndodhen në telefonat e zgjuar, kanë kapacitet prej rreth 48 megapixelëve, kjo kamerë duket se është tepër e fuqishme dhe në njëfarë formë e pamundur.
Kjo nuk është hera e parë, që Xiaomi provon kamera të fuqishme në telefona, pasi e ka testuar me sukses kamerën me 64 megapixel, që do të lansohet në fund të këtij viti si pjesë e një telefoni të ri shumë të mirë. /Telegrafi/
SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacio...
Juliana Nura i bashkohet tifozëve kuqezi për ndeshjen Shqipë...
Befasi nga Sylvinho, Berisha lihet jashtë listës së 23-futbo...
Kurti: Mesiq dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen ton...
Rashiq takon serbët e zhvendosur, i gatshëm për të mundësuar...
Rraklli sugjeron Sylvinhon të luaj me Dakun e Brojën në sulm