Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ashpër për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Prizren kur një grua u vra nga bashkëshorti i saj.
Kusari-Lila theksoi se për një vit vrasjet e grave në familjet e tyre janë rritur për 50 përqind.
“Nga 4 gra të vrara në familje në 2017, 6 gra u vranë në vitin 2018. Me kob ka filluar edhe viti 2019, kur menjëherë pas mesnate me 1 Janar u vra viktoma e parë nga burri i saj në Gjilan. Familja, streha më e sigurt për secilin njeri, po gllabëron jetë grashë në Kosovë.”
Ajo shtoi se vrasja e mbrëmshme në Prizren e Armenda Velijajt, tregon se problemi është më i thellë se reagimi i momentit.
“Vrasja e fundit mbrëmë në Prizren e Armenda Velijajt nga bashkëshorti i saj me të cilin jetonte në Zvicër, tregon se problemi është më i thellë në shoqërinë tonë se sa vetëm reagimi i momentit. Jeta e Armendës u shua parakohe nga 15 plumba, fakt që e tregon se dhuna dhe nxitja e saj ndaj grave ka rrënjë më të thella në shoqërinë tonë.”
Postimi i plotë:
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...