Google ADS

Kapen dy gra duke vjedhur në një market në Londër

16:49 | 7 Gusht 2019
A. B.

Dy gra të veshura me hixhab janë kapur duke vjedhur në një supermarket në Londrën Lindore.

Ato u kapën nga siguria dhe stafi, të cilët i detyruan që të nxirrnin çdo gjë që kishin fshehur poshtë veshjes fetare.

Një turmë e madhe njerëzish u mblodh në vendin ku gratë nxorën rreth 20 produkte të fshehura dhe fotografitë u bënë virale.

Njëra prej tyre çoi veshjen duke treguar të brendshmet që të vërtetonte se nuk kishte më asgjë të fshehur.

Një burrë që po fotografonte tha: “Nuk janë myslimane, shikoni çfarë kanë bërë.” Por të dyja pretendonin se ishin besimtare të fesë myslimane.

Nuk dihet ende nëse gratë janë lënë të lira apo janë arrestuar. /oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme