Nëse ushtroni në këtë kohë të ditës më lehtë do të liroheni nga teprica e kilogramëve!

16:00 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Ekspertët e fitnesit thonë që shanset që të dobësoheni shtohen, nëse rregullisht ushtroni në këtë periudhë

Mbase nuk do t’ju pëlqejë, mirëpo në fillim do t’ju nevojitet pak motivim që të filloni, mirëpo ekspertët theksojnë që koha ideale për ushtrim është menjëherë pasi të zgjoheni.

Para racionit dhe pirjes së kafes do të duhej të fillonit menjëherë stërvitjen në mënyrë që të keni rezultate më shpejt të arritshme, mirëpo edhe që në fillim për t’u mbushur me energji për aktivitetet ditore.

Për këto arsye mëngjesi është koha e duhur:

• Ushtrimi do t’ju lodhë dhe do të shtojë apetitin për kafjall, ndërkaq studimet kanë treguar që kafjalli inspiron njerëzit që të marrin vendime më të mira gjatë ditës.

• Është më se e sigurt që pas ushtrimit të kujdesshëm do të dëshironi të hani ushqim të shëndetshëm gjatë pjesës tjetër të ditës.

• Do të digjni 20% më shumë yndyra sesa po të kishit ushtruar në ndonjë periudhë tjetër të ditës.

Me djersitje do të nxirrni çdo toksinë nga organizmi, menjëherë në mëngjes.

• Do të përshpejtoni metabolizmin, që do të thotë se ai metabolizëm që punon më shpejt, shpenzon më shumë yndyrë dhe rezultati është trupi i hedhur.

• Ju mbetet e gjithë dita për t’u kënaqur, sepse stërvitjen e mundimshme e keni bërë menjëherë në fillim të ditës.

• Do të bëni stërvitje më të mirë dhe më cilësore se sa do ta kishit bërë në fund të ditës, sepse në mëngjes keni më së shumti energji.

• Niveli i stresit do të jetë më i ulët gjatë ditës, për shkak të sasisë së endorfinës të cilën e keni liruar gjatë ushtrimeve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme