Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, ka dënuar ashpër vrasjen e qytetares Armenda Aliut në Prizren nga ana bashkëshortit saj.
Përmes një reagimi për media, ABGJ thekson se dhuna në familje është një akt kriminal i dënueshëm dhe i kobshëm.
“Akti i tillë dhe aktet tjera të dhunës dhe ngacmimit seksual që kanë ndodhur në këta muajt e fundit janë të papranueshëm për ne si Agjenci por dhe si shoqëri. Aktet e dhunës dhe kryerësit e tyre duhet të dënohen penalisht nga organet e drejtësisë dhe moralisht nga gjithë shoqëria jonë”, thuhet në reagim.
Agjencia për Barazi Gjinore tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, komuniteteve, mbarë shoqërisë për prezencën e shtuar të armëve në pronësi të qytetarëve dhe sjelljeve të dhunshme dhe agresive të cilat po rezultojnë në humbjen e jetëve të qytetareve, mosgëzimin e të drejtave dhe mosrespektimin e dinjitetit, në mënyrë të veçantë të grave, nënave, motrave dhe bijave tona.
“Si Agjenci, mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga bijat dhe bijtë e këtij vendi në përputhje me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me të drejtat e grave”, theksohet ndër tjerash në reagim.
Agjencia përmes njoftimit për media gjithashtu shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës dhe siguron të gjithë viktimat e dhunës në familje dhe baza gjinore dhe familjarët e tyre të këtyre muajve të fundit dhe më parë se mbështetja dhe angazhimi i tyre në kërkimin dhe sigurimin e drejtësisë nuk do të mungojë.
Lexo edhe: Hoxha: Ngritja e dorës kundër gruas nuk është trimëri
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...