Edhe pse ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në mbylljen e merkatos së transferimeve në Premierë Ligë, një klub befasues ka shtruar ofertë për Xherdan Shaqirin.
Blick, gazeta e njohur zvicerane, raporton sot (e mërkurë) që Monaco ka shtruar një ofertë vonë për të nënshkruar me Shaqirin, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu siç konfirmohet nga gazetari Andreas Boni, Monaco i ka ofruar Shaqirit 12 milionë euro për sezon në mënyrë për të luajtur në Liga 1.
“Në Monaco, lojtarët nuk paguajnë taksa. Në Angli, Shaqiri fiton rreth 8 milionë euro bruto (4 milionë neto)”, shkruan Blick.
https://twitter.com/AndreasBoeni/status/1159085547555627009
Çmimi që kërkon Liverpooli për Shaqirin
Raportohet se Monaco është e gatshme për një marrëveshje katër vjeçare me reprezentuesin e Zvicrës, pra deri më 2023.
Blick pretendon se Liverpooli do të ishte i hapur për shitjen e 27-vjeçarit për 36 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, Blick pretendon gjithashtu se Liverpooli është duke menduar të dërgojë në formë huazimi Shaqirin në vend se të shesin atë në një marrëveshje të përhershme.
https://twitter.com/BLICK_Sport/status/1159084270389997568
A do të shkruaj Monaco me Shaqirin?
Blick nuk është i sigurt rreth kësaj, por ata besojnë se marrëveshja është e mundur.
Gazeta zvicerane thekson që Shaqiri mund të gjej një rrugë drejt njëmbëdhjetshes startuese te Liverpooli edhe pse këtë sezon Alex Oxalde Chamberlain është kthyer.
https://www.instagram.com/p/B0whzCoCiM-/?utm_source=ig_embed
Raportohet po ashtu se Shaqiri “është në dijeni” rreth problemeve me të cilat përballet në Anfield.
Shaqiri ka shënuar gjashtë gola në Premierë Ligë dhe ka krijuar pesë asistime pas transferimit të tij te Liverpooli nga Stoke City në vitin 2018./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin